Bernard Karrica provohet tek Dinamo e Zagrebit
Futbollisti 16-vjeçar nga Gjakova, Bernard Karrica, është provuar në skuadrën kroate me traditë, Dinamo e Zagrebit duke lënë përshtypje të mira tek drejtuesit e klubit.
KF Gjakova, ku luan ky futbollist, ka bërë me dije se për dy javë e gjysmë Bernardi ishte në prova te gjiganti i futbollit kroat së bashku me talentin tjetër nga 2 Korriku i Prishtinës, Albin Prapashtica.
Në mesin e 87 futbollistëve të ftuar për prova këta të dy u zgjodhën ndër 4 më të mirët. Talenti dhe suksesi i Bernardit, flet për një punë përkushtuese të shkollës së futbollit Gjakova.
Të kujtojmë se edhe disa futbollistë të tjerë gjakovarë kohë më parë janë sprovuar nga skuadra tjetër kroate Hajduku./radiogjakova/