.
Published On: Mon, Feb 17th, 2014

Besforti, rrëfim për kadetin e FSK-së

Share This
Tags

besfort-kruma“Zotëri, po zotëri” tingëllon një frazë e zbatimit të urdhërit tek njerëzit civil, por për disa të tjerë është diçka më e thellë dhe më e rëndësishme.

Disa të rinj kanë marrë një drejtim tjetër nga shumica e bashkëmoshatarëve të tyre. Ditët e tyre të javës nuk kanë të bëjnë me pyetjen ku të pijmë kafenë e mëngjesit apo ku të argëtohemi në mbrëmje. Kadetët e Akademisë Ushtarake në Kosovë fillojnë ditën në orën 5 të mëngjesit. Detyra e parë quhet “Revista e mëngjesit” ku përfshihet higjena personale, veshjet dhe ngritja e flamurit.

Besfort Kruma i vetmi kadet  nga Gjakova në akademinë ushtarake tregon që detyra e tyre nuk është thjesht të ushtrohen, njëkohësisht përvec titullit “kadet” kanë edhe statusin e studentit pasi që vijojnë shkollimin në fakultetin amerikan AUK.

Besforti, për portalin e Radio Gjakovës, tregon se si viti I-rë kërkonte impenjim të madh, duke të lënë të kuptosh që për të qenë një lider i mirë duhet të ngrihesh gradualisht.

Vendimin për të hyrë kësaj rruge, Besforti nuk e mendojë dy herë. “Për mua ka qenë një mision që duhet kryer , e kisha vendosur qysh në fillim dhe ja ku jam tani në vitin e katërt”, thotë ai me kreanari.

fsk-

Besnikëria,  guximi e plot vlera të tjera mësohen gjatë  katër viteve në akademinë ushtarake.  Në rast të gabimeve atyre nuk u takon madje as pushimi javor.

Kjo përgatitje fizike, psikike e akademike  nuk mbaron me akademinë ushtarake. Menjëherë pas përfundimit të saj rrugëtimi i tyre vazhdon në ngritje të mëtutjeshme profesionale njohuri të cilat i fitojnë në trajnime të ndryshme jashtë vendit qoftë në SHBA ose edhe në Angli.

Pasi që ata janë plotësuar me njohuri shtesë nga shtetet mike ata kthehen në Kosovë për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tyre. Pasi të testojnë njohuritë e tyre, ata mund të emërohen në detyrë si udhëheqës togu dhe misioni i tyre është që të përgatisin skuadrën e tyre që të jenë të gatshëm të intervenojnë qoftë në kohë krize apo kohë lufte në të mirë të vendit.

Gjatë shërbimit të tyre ata duhet t’i premtojnë besnikëri flamurit dhe tokës së Kosovës, si gjëja më e shtrenjtë për ta./radiogjakova/

Edea Blyta