Boks, Kurhasku shpallet kampion për herë të katërt radhazi
Në kampionatin individual të Kosovës në boks që u mbajt këtë fundjavë në Fushë Kosovë, 4 boksierë të klubit të boksit Sport Center të Gjakovës u shpallen kampionë ndërsa dy të tjerë nënkampionë.
Juniorët Erdisan Ismajli dhe Ali Laha u shpallen nënkampionë, kurse kampion të Kosovës për vitin 2017 janë Begë Bushati në peshën 45 kilogramë, Bajram Bushati në 52 kilogramë, Çlirim Zekaj në 69 kg dhe për herë të katërt radhazi kampion i Kosoves në peshën 75 kilogramë u shpall boksieri gjakovar Besart Kurhasku.
Trajnerët e klubit Lekë Ramoja dhe Sejdi Nivokazi bashkë me kryetarin e klubit Halil Kurhasku kanë përgëzuar boskierët për këtë arritje dhe e kanë vlerësuar këtë sukses të madh të klubit Sport Center që është arritur në radhë të parë në saje të talentit dhe përkushtimit në përgatitje të vet boksierëve./radiogjakova/