Challenge Cup, short i vështirë për Shqiponjën
Në selinë e Federatës Europiane të Hendbollit në Vjenë u hodh shorti për garat europiane.
Skuadra e hendbollit për femra Shqiponja ishte e pafat. Në kuadër të rrethit të tretë të garës Challenge Cup, skuadra gjakovare do të përballet me ekipin portugez të ADA CJ Barros.
Ndeshja e parë do të luhet më 11/12 nëntor në Gjakovë, ndërsa ajo e kthimit në Portugali më 18/19 nëntor.
Kundërshtarët e vashave gjakovare janë një skuadër cilësore, me hendbolliste që luajnë edhe për kombëtaren portugeze./radiogjakova/