.
Published On: Mon, Jul 31st, 2017

Çiklisti Zani Sylhasi do të përfaqësojë Kosovën në Danimarkë

Share This
Tags

Pasi që çiklisti i talentuar gjakovar Zani Sylhasi fitoi titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2017 në disiplinën kronometër individual për junior i njëjti përzgjidhet nga trajneri si anëtar i përfaqësueses së Kosovës për pjesëmarrje në Kampionatin Europian i cili mbahet ne qytetin Herning të Danimarkës më 2 gusht.

Njazi Berisha, trajner i klubit, thotë se Zani në vitin 2017 ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare në Turqi ku nga 150 garues nga mbarë Europa ka arritur te renditet i 9-ti në etapën e tretë në disiplinën kriteriun, e organizuar në qytetin Dyiarbkir.

Berisha dhe kryesia e klubit të çiklizmit Gjakova 137 duke e përgëzuar për këto rezultate janë të bindur se në Kampionatin Europian në Danimarkë, Zani Sylhasi do ta përfaqësojë çiklizmin kosovar dhe atë gjakovar në mënyrë të denjë./radiogjakova/