Çiklizëm, Sylhasi i artë, Mamusha i bronztë
Çiklisti Zani Sylhasi është shpallur kampion i Kosovës për junior, në kampionatin e Kosovës në kategorinë kronometër individual. Kampionati është mbajtur në Prizren.
Ndërkohë në konkurrencën e seniorëve befasi ka qenë plasmani në vendin e tretë i çiklistit gjakovar Tirron Mamusha. Kjo ishte gara e parë për Mamushën në sportin e çiklizmit.
Të dy sportistët do të sfidohen edhe në garën që do të ketë një etapë prej 150 kilometra në kategorinë e seniorëve që klubin e çiklizmit të Gjakovës do ta përfaqësojë Tirron Mamusha.
Ndërsa garuesi Zani Sylhasi, që garon në kategorinë e juniorëve, do të marrë pjesën në garën 120 kilometra./radiogjakova/