“Çmendet” Vëllaznimi, kërkon trajnerin finalist të CHL
Kryesia e Vëllaznimit ka filluar punën për zëvendësimin e Arsim Gojanit në krye të shtabit teknik. Klubi deklaron se është në bisedime me 5 trajnerë, tre prej të cilëve janë nga Gjermania.
Një nga emrat që përmendet në deklaratën e skuadrës është edhe ai i Klaus Toppmöller, trajnerit që e udhëhoqi ekipin Bajern Leverkusen në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2002, finale të cilin e humbi 2-1 ndaj Realit të Madridit.
Po atë vit, për shkak të sukseseve në kampionat dhe Kupën e Gjermanisë, Topmoller u vlerësua nga gazetarët si “Trajner i vitit”.
Po ashtu, gjithnjë sipas deklaratës së skuadrës së Vëllaznimit, kryetari Gashi është në bisedime edhe me Mario Basler, ish-lojtarin e Bajern Mynih me të cilën skuadër u shpall dy herë kampione e Gjermanisë dhe fitoi Kupën gjatë viteve 1997-1999.
Një tjetër emër që përmendet si kandidat për trajner të Vëllaznimit është edhe ai I ish-lojtarit të Verder Bremen, Paul Linz.
Përpos këtyre emrave të njohur gjermanë, janë edhe ai i ish-lojtarit të Vëllaznimit, Ismet Munishi dhe ish-trajnerit të Prishtinës Kushtrim Munishi./radiogjakova/