.
Published On: Sat, Sep 16th, 2017

Dënim për Gjilanin e pezullim për Rusin, gjobë edhe Munishit

Share This
Tags

Ndeshja e mesjavës ndërmjet Gjilanit dhe Vëllaznimit është shoqëruar me tensione në fushën e lojës, lëshime në organizim dhe fyerje ndaj lojtarëve kuqezi për çka Komisioni i Garave i FFK-së ka dënuar skuadrën e Gjilanit me 1 mijë e 500 euro.

Të dy kryetrajnerët, Ismet Munishi i Vëllaznimit dhe Arbnor Morina i Gjilanit, për sjellje josportive, janë dënuar me nga 300 euro.

Po ashtu, lojtari i Gjilanit, Gëzim Rusi, i cili goditi lojtarin e Vëllaznimit me kokë është pezulluar me 3 muaj në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërsa, për shkak të fshehjes së këtij rasti, është pezulluar për një muaj edhe delegati i ndeshjes Naser Sinani./radiogjakova/