.
Published On: Wed, Jan 1st, 2014

Dëshirat e të rinjëve gjakovarë për 2014-en

Share This
Tags

viti-ri-gjk

Fiona B. Stuja

Një vit i lënë pas çdo herë na sjell në mendje shume kujtimë të bukura, të ëmbla e ndonjëherë edhe paksa të hidhura. Sado që ne do mundohemi t’i ikim disa gjërave, prapë në fillim të çdo dhjetori do të ndeshim me zbukurime, një pemë të vitit të ri, drita shumëngjyrëshe, një babagjysh me xhupin e tij të kuq e me pellush të bardhë e me shumë dëshira të pathëna së bashku me dhuratat e shumëpritura nga ne si pjesa më e dëshiruar, pas tryezës festive.

Ata që e presin me padurim festat e fundvitit janë fëmijët, por ndonjëherë edhe të rriturit. Se sa ka frymë festive kur çdo gjë eshtë e ngjeshur me punë, sa jemi ne të kujdesshëm që të afërmve tanë e personave special t’iu dhurojmë një gjë simbolike, e cila do ishte ajo dhurata ideale dhe dëshira e shprehur në prehrin e babagjyshit, për radiogjakova.info përgjigjen edhe të rinjët gjakovarë.

Për ne flasin Arbana Fejza, Bestar Katona, Krenar Jonuzi, Rina Nixha e për të përfunduar tek Tauland Pylla.

“Atmosfera festive ka filluar me vrull më të theksuar se dhjetorëve tjerë, për shkak se këto pushime i kam prit me padurim pas disa muajve të ngjeshur me shumë angazhime”  tregon Arbana e cila në vazhdën e këtyre kremtimeve thotë se i’u kushton rëndësi edhe dhuratave që personave të saj të afërt t’iu dhuroj ndonjë gjë që t’i bëj festat më të veçanta.

Mirpo, kur bën dhurata pret që edhe të tjerët të kujtohen për ty me dicka simbolike. “Mendoj se çdo dhuratë është e mirëseardhur dhe thjeshtë ajo mbetet një kujtim i bukur”, vazhdon Arbana.

Por cila është dëshira e saj që do urojë t’i realizohet në 2014-en. “Deshira e vetme është të shtohet dashuria dhe solidariteti në mes njerëzve dhe t’iu shkojnë të gjithëve punët prej së mbari këtë vit”, përfundon për ne Arbana Fejza.

Për Bestar Katonen dhuratat sado që mundohemi t’i zgjedhim, ato prapë se prapë nuk janë aq speciale sa ç’janë njërëzit tanë të zemrës. “Dhuratat janë ato që simbolizojnë këtë festë, familja ime janë specialët e mi “, shprehet Bestari.

Edhe dëshira e Bestarit për Vitin e Ri është e nj niveli të përgjithshëm shoqëror. “Rimëkëmbje jetësore për neve dhe vendin ku jetojmë”, thotë ai.

Dëshira për të shpenzuar shumë në dhurata është e madhe, por ajo ndonjëherë kufizohet nga mundësitë financiare. “Hmm po kam dëshirë por nuk kam mundësi. Por me ju thënë të vërtetën kam qef me m’bo dikush dhuratë”, shprehet Krenari Jonuzi. E në këto kohë e me këto mundësi dëshira e vetme e Krenarit është të fitojë një vend pune, pasi ai aktualisht është i papunë.

Nga Krenari kalojmë tek Rina e cila atmosferën e fundvitit e ka të mbushur me shpresë që viti ardhshëm të jetë më i mbarë e më i mirë ekonomikisht pas kësaj magjie festive.

“Festat e fundvitit janë një moment shumë i rëndësishëm që t’iu dëshmosh familjes dhe të dashurit që ata për ty janë pjesa më e rëndësishme e jetës, qoftë me një dhuratë simbolike”, tregon ajo për rëndësinë e dhuratave. E Rina si dhuratë për vete do të dëshironte që viti 2014 të jetë po aq i mirë sa 2013-ta.

I fundit që do na tregojë “shijen” e festave është Tauland Pylla. “Sivjet më duket se ka më shumë atmosferë festive, ndoshta se mbaruan edhe zgjedhjet pa probleme”, thotë duke qeshur ai.

Taulandi na doli pak më ndryshe nga të tjerët sepse tek pjesa e dhuratave ai tregon që eshte një tip që nuk ben edhe aq shumë dhurata. Por përkundër kësaj, ai kërkon një dhuratë për vete. “Do të doja një makinë”, tregon Taulandi./radiogjakova/