.
Published On: Mon, Mar 19th, 2018

Dramë në hendboll, Vëllaznimi barazon dhe akuzon: Na u vodh fitorja

Share This
Tags

Në ndeshjen e dytë të fazës së dytë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll, në garat e Grupit A, Vëllaznimi dhe Drita në pallatin e sporteve të dielën mbrëma në Gjakovë ndanë pikët me rezultat te barabartë 25-25.

Golin e barazimit mysafirët e arritën pasi kishin kaluar minutat e ndeshjes dhe nga një pozitë e dyshimtë për çka referët heshtën. Klubi ka reaguar në faqen zyrtare duke akuzuar gjyqtarët e duke lënë të hapur mundësinë për ankesa.

Pjesa e parë kaloi tërësisht në dominim të Dritës që e mbylli këtë pjesë me rezultat 12-17, mirëpo në pjesën e dytë arriti të përmbysë gjithçka, por jo të marrë edhe fitoren.

Hendbolistët gjakovarë lojtarë të tetë mbrëmë e kishin tifozerinë e zjarrtë e cila gjatë gjithë ndeshjes mbështeti në mënyrë sportive.

Në paralojë juniorët e Vëllaznimit shënuan fitore me rezultat 30:19./radiogjakova/