.
Published On: Tue, Aug 22nd, 2017

“Esnaf”, projekti që kërkon ta rikthejë tradicionalen në modë

Share This
Tags

Të hënën në mbrëmje në Çarshinë e Madhe mori jetë projekti “Esnaf” që ka si qëllim promovimin e produkteve moderne me motive tradicionale të krijuara nga artizanët gjakovarë.

Me këtë rast, u prezantua koleksioni i parë i bluzave të cilat janë punuar nga dorë nga 5 gra artizane me pe të arit, pe të mëndafshtë, dantela e gajtan.

Pjesë e këtij koleksioni janë 10 lloje bluzash që kanë dizajne, ngjyra dhe mozaiqe të ndryshme me motive shqiptare.

Melos Shtaloja, lider i grupit, tha se projekti që po vihet në zbatim nga 5 të rinj nga Gjakova synon që tradicionalen ta rikthejë në modë.

Sipas tij, çmimi i një bluze është 15 euro dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për artizanet në mënyrë që të nis puna për koleksionin e dytë.

Shtaloja shtoi se duan që të rrisin numrin e artizanëve si pjesë të këtij projekti. Bluzat mund të porositen online përmes llogarive zyrtare të projektit “Esnaf” në Facebook dhe Instagram.

Projekti “Esnaf” është projekt fitues i Upshift sezoni 11 dhe është përkrahur nga UNICEF Innovations Lab & PEN./radiogjakova/