Festivali i Arkitekturës zhvendoset në Gjakovë
Në Gjakovë, tash e dy ditë me radhë është duke u mbajtur Festivali i Arkitektures. Kështu, në punëtorinë e organizuar të enjten në Jakova Inovation Center është prezentuar Sandra Jukhana dhe Luke Pirson.
Lidhur me këtë, njëra nga organizatorët e këtij festivali, Rudina Voca, historiane e artit ka veçuar rëndësinë e takimeve të tilla të espertëve të fushave të ndryshme të arkitekturës, për krijimin e standardeve për ruajtjen e objekteve të trashigimisë në Kosovë, gjëndja e të cilave lënë mjaft për tu dëshiruar.
Duke folur për qëllimin kryesor të këtij festivali, përkatësisht prezantimin e arkitekturës vendore për komunitetin dhe publikun e gjerë dhe njohja me teoritë bashkëkohore globale të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor dhe metodologjitë në terren, arkitektektja, Jeta Bejtullahu, ka veçuar vizitën dhe studimin më pastaj, të pjesëve më të rëndësishme të qytetit në Gjakovës.
Punëtoria e së premtes e udhëheqësve të arkitekturës në Gjakovë është udhëhequr nga Simon Battisti, kurator i paviljonit të Shqipërisë në edicionin e fundit të Biennales së Venedikut.
Ndryshe, Festivali i Arkitekturës në Kosovë me qasje moderne për të kaluarën, paraqet gjarjen më të madhe në vend që i dedikohet arkitekturës./radiogjakova/