.
Published On: Tue, Jun 28th, 2016

Futbollistet e Vllaznimit nisin pregaditjet

Share This
Tags

Pas pushimeve mes dy kampionateve, dje pasdite ka nisur përgatitjet futbollistët e Vëllaznimit. Në takimin e parë që u mbajt në stadiumin e qytetit në Gjakovë, ishin të pranishëm shumica e futbollistëve, ndërkohë që shtabi teknik me në krye Skender Shengylin i njoftuan futbolistët me planin e përgatitjeve. Faza e parë do ti përkushtohet përgatitjeve fizike, ndërsa ajo e dyta do të jetë e orientuar kah përgatitjet teknike-taktike. Në ndërkohë Vëllaznimi planifikon të zhvilloi edhe disa ndeshje stërvitore. Janë në përfundim e sipër bisedimet për angazhimin e disa futbolistëve cilësorë, ndërkohë që për disa të tjerë është ndërprerë kontrata e bashkëpunimit.

Sipas nënkryetarit të FC Vëllaznimi, Artan Muhaxhiri, skuadra komplete do të nisë stërvitjet nga një korriku. Deri atëherë do të sqarohen edhe shumë gjëra rreth përforcimeve në skuadër që këtë kampionat synim ka ngjitjen në rang më të lartë, në superligë, aty ku edhe e ka vendin.