.
Published On: Fri, Feb 7th, 2014

Futbollistët marrin rrogat, basketbollistët donacion

Share This
Tags

vellaznimi-mimozaGjakovë- Angazhimi i drejtpërdrejtë i kryetares së Komunës, Mimoza Kusari – Lila, ka ndikuar që problemet e trashëguara që nga stinori i shkuar në mospërmbushjen e obligimeve financiare për futbollistët e Vëllaznimit, tu kompensohen për dy pagat e mbetura.

Nga Luan Vokshi, koordinator i grupit punues në klubin e futbollit Vëllaznimi, është kërkuar mbështetje financiare në vlerë prej 19 mijë e 100 euro, ku përpos pagave janë prezantuar edhe disa kërkesa tjera, si rekuizita, topa për ushtrime, e të tjera.

Prej kësaj shume të përgjithshme, 13 mijë e 900 euro kanë të bëjnë me pagat e mbetura, që tashmë vetëm janë siguruar dhe janë ndarë për klubin, duke u shpaguar kësisoj kontributi i tyre. Një tjetër e arrirë në saje të kontakteve, mbështetjes dhe kërkesave të kryetares së Komunës, Mimoza Kusari – Lila, është donacioni i siguruar për klubin e basketbollit Vëllaznimi në vlerë prej 5 mijë euro, donacion ky që është siguruar nga kompania e njohur vushtrriase “Llamkos Kosova”./radiogjakova/