Futsal Cup, Liburni mbërrin në Zagreb
Skuadra gjakovare e futsallit, Liburni, paraditen e së mërkurës ka mbërritur në Zagreb ku do të qëndrojë për një javë e ku pritet të luajë ndeshjet e fazës “Main round” të Futsal Cup.
Lojtarët dhe përfaqësuesit e tjerët të ekipit kanë udhëtuar për rreth 19 orë me autobusë nga Gjakova në Zagreb.
Ndeshjen e parë, Liburni do ta luajë të enjten ndaj kampionit francez, Garges Djibson, e që nis në ora 18:00.
Ndeshjen e dytë futbollistët gjakovarë e zhvillojnë të premten ndaj mikpritësit dhe kampionit kroat, skuadrës Nacional Zagreb, ndërsa ndeshjen e fundit e luajnë të dielën e 15 tetorit ndaj ndaj kampionit të Armenisë, eipit Leo.
Fituesi i këtij grupi do të bëhet pjesë e grupit prej 16 skuadrave që do të kalojnë në fazën “Elite round”./radiogjakova/