.
Published On: Mon, Sep 18th, 2017

Gara e Grashticës, Hana i pari në Klasën e 5

Share This
Tags

U mbajt gara e fundit për këtë vit në disiplinën malore në automobilizëm në Grashticë të Prishtinës.

Pavarësisht se gara u fitua nga Bardhyl Canolli i cili siguroi edhe titullin e kampionit, ajo u karakterizua me rivalitet të madh edhe në klasat e tjera.

Garuesi i auto klubit Hill Climb Rally Gjakova, Besfort Hana, doli i pari në Klasën e 6, ndërsa Leonit Thaqi e Valon Jaha nga i njëjti auto klub, por që garuan në Klasën e 8, e përfunduan garën në vendin e dytë, përkatësisht të tretë.

Ersen Kurti nga auto klubi Gjakova 137 që garoi në Klasën e 5 doli i dytë.

Sa i përket renditjes ekipore, Hill Climb Rally Gjakova vazhdon të ruajë vendin e tretë me 13 pikë më pak se vendi i parë./radiogjakova/