Garat malore, Gola e Hana të parët në dy klasa
Shtegu i Brezovicës ishte vendtakimi i radhës për automobilistët kosovarë, të cilët këtë fundjavë zhvilluan garën e katërt të disiplinës malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës për këtë vit.
Garuesit gjakovarë bënë një paraqitje të mirë duke bërë një luftë të madhe për epitetin e më të mirit në klasat përkatëse.
Në Klasën e 4, vendi i parë i takoi Bujar Golës të auto klubit “Hill Climb Rally Gjakova”. Nga i njëjti ekip, por në Klasën e 6, vendin e parë e zuri Besfort Hana, ndërsa i dyti u radhit Bekim Kadria i auto klubit “Gjakova 137”.
Edhe dy garuesit e tjerë nga ky auto klub, Ersen Kurti dhe Vilson Nrecaj, u vlerësuan me vendin e tretë për Klasën e 5, respektivisht të nëntën.
Në vend të tretë për Klasën e 8, u rendit edhe Valon Jaha i “Hill Climb Rally Gjakova”.
Sa i përket renditjes ekipore, “Hill Climb Rally Gjakova” është ne vendin e tretë me pikë të barabarta me vendin e dytë, Ferizajin, që kanë grumbulluar gjithsej 52 pikë. Në vendin e parë është “Eurogoma” me 55 pikë.
Renditjen e përgjithshme të garuesve e udhëheq Besnik Çitaku i Auto Klubit “Prishtina”./radiogjakova/