.
Published On: Sat, Feb 1st, 2014

Gjakova fituese e Kupës së Qyteteve në futsall

Share This
Tags

liburniEkipi i Gjakovës ka triumfuar në edicionin e tretë të Kupës së Qyteteve në futsall, që u mbajt për nder të heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.

Në finalen e zhvilluar, të premten, në kryeqytet, Gjakova e mposhti Podujevën, me rezultat 9:7. Arbër Dobroshi ishte lojtari më i dalluar me 3 gola. Ramadan Alaj i Gjakovës u shpall lojtari më i mirë i turneut, kurse Labinot Namani i Llapit u shpall portieri më i mirë.

Të pranishëm në ndarjen e medaljeve dhe kupave ishin familjarët e heronjve dhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti./rtk/