.
Published On: Sat, Nov 30th, 2013

Gjakova në heshtje zgjedhore

Share This
Tags

zgjedhjet-logoGjakovë- Pas pesë ditësh fushatë zyrtare për raundin e dytë të zgjedhjeve nga dy kandidatët për kryetar komune, Gjakova ka hyrë në heshtje zgjedhore e cila do zgjasë deri në oren 19:00 të së dieles, orë kur pritet të mbyllen gjitha qendrat e votimeve në komunë.

Sipas të dhënave në Gjakovë janë gjithsejt 32 qendra votimi, 10 prej tyre në qytet e 23 tjera në fshatrat e komunës së Gjakovës. E teksa organizatorët premtojnë se janë gati që këto zgjedhje të kalojnë me sukses, edhe partitë politike kanë premtuar se do të angazhohen për mbarëvajtje të procesit, me theks të posaqëm tek mos keqpërdorimi i votës.

Të rikujtojmë se në zgjedhjet e sivjeme, 107 mijë e 660 votues potencial kanë mundësi të zgjedhin njërin prej dy kandidatëve për kryetar komune të cilët më 3 nëntor arriten të kenë rezultatin më të mirë.

Ndryshe, në raundin e parë të votimeve të drejten e tyre për të votuar në komunën e Gjakovës e shfrytëzuan, sipas shënimeve të Komisionit Komual zgjedhor, 47 mijë e tetë votues, apo në përqindje 43.75 përqind. Zgjedhjet e 3 nëntorit u vlerësuan të qeta dhe të ndershme./radiogjakova/