.
Published On: Wed, Oct 16th, 2013

Gjakova po udhëheqet nga muskujt, jo nga truri

Share This
Tags

vv-berrjaheGjakovë- Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë, mbajti takim me banorët e fshatit Berjahë të Gjakovës. Kandidatja për kryetare të Komunës Arbërie Nagavci, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kandidatët për asamble për Komunën e Gjakovës, para të pranishmëve shpalosen programin qeverisës të Vetëvendosje për Komunën e Gjakovës.

“Ne e pamë se premtimet që ju kan thënë para disa viteve nuk janë realizuar. Kaluam në rrugën që nuk është asafltuar që disa vite dhe është shtruar me zhavor vetëm para zgjedhjeve dhe ne këtë formë që bëjnë partitë tjera ne nuk e pelqejmë sepse kjo bëhët vetëm sa për të mashtruar popullin gjatë fushates”, u shpreh Nagavci.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Gjakova gjatë këtyre viteve nuk është udhehequr nga njerëz dhe parti të duhura. “Gjakova gjatë këtyre vitëve është udhëhequr nga muskujt dhe forca por jo nga truri. Ky vend ka njerëz të kualifikuar, ka njerëz që e duan punën dhe dijnë ta zhvillojnë qytetin e tyre dhe Gjakovës trurin në qeverisje do ia kthej Lëvizja Vetëvendosje” tha Glauk Konjufca.

Banorët e fshatit Berjahë u ankuan për gjendjen e rëndë ekonomike të fshatit dhe thanë se papunësia është më e madhja në tërë komunën e Gjakovës. Ndërsa nga të pranishmët u kërkua të dalin në votim me 3 nëntor sepse garancë për mbrojtjen e votës është Lëvizja Vetëvendosje./radiogjakova/