.
Published On: Sat, Jul 1st, 2017

Gjendet trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Share This
Tags

Pas 4 ditësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kampionit të shumëfishtë të kërcimeve në ujë, Sali Riza Gërqinës. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Trupi i Sali Gërqinës ishte zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga një breg në afërsi të Urës së Fshejtë në lumin Drini i Bardhë. Mësohet se trupi është gjetur në të njëjtin vend ku i ndjeri ka kërcyer.

Për kërkimin e tij ishin angazhuar ekipet e policisë, bashkë me ata të FSK-së dhe një grup tjetër të zhytësve.

Të shtunën kërkimeve iu ishte bashkuar edhe zhytësi i njohur Ismail Kasumi me ekipin e tij. /radiogjakova/