Gjeraj: Besoj te një Vëllaznim më të fortë në pranverë
Robert Gjeraj beson se Vëllaznimi mund ta ketë një pranverë më të mirë, në krahasim me stinorin vjeshtor, ku u përball me probleme të ndryshme. Futbollisti prizrenas shpreson që gjakovarët të riorganizohen, për pjesën e dytë të sezonit.
“Mendoj se pjesa e parë e kampionatit nuk ka qenë qysh e kemi pritur dhe parashikues. Mirëpo, kur i sheh problemet që i kemi pasur, mendoj se kemi bërë shumë më tepër se që kemi menduar. Prej xhiros së katërt e tutje kemi pasur probleme shumë të mëdha, që asnjë ekip tjetër s’do të mund t’i përballonte.
“Por, me punën që e kemi bërë, e kemi mbajtur pozitën ku jemi. Duhet sa më shpejt të mendojmë për përforcime dhe riorganizim, por gjithçka varet nga kryesia”, deklaroi për “Zërin” Gjeraj, i cili planifikon të vazhdojë me “Kuqezinjtë” edhe në pjesën e dytë të sezonit./zeri/