Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës
Gjakovë- Pallati i Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, këtë fundjave pritet të jetë i “nxehtë”, pasi që do të zhvillohen ndeshjet përfundimtare të IPKO Kupa e Kosovës në basketboll.
Sfidat përmbyllëse të kësaj gare do të nisin sot në orën 17:00, me ballafaqimin gjysmëfinalen e parë mes Bashkimit dhe Besës së Pejës, kurse në orën 20:00, do të jetë supersfida ndërmjet dy skuadrave të mëdha të vendit tonë, Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Dy skuadrat fitues të gjysmëfinaleve do të ballafaqohen të dielën mbrëma në finalen e madhe të kësaj joshëse në vendin tonë.