.
Published On: Thu, Jun 15th, 2017

Gojani largohet nga Vëllaznimi

Share This
Tags

Arsim Gojani nuk do të jetë më trajner i Vëllaznimit. Njeriu që udhëhoqi kuqezinjtë drejt rikthimit në Superligë thotë se skuadra është përballur me probleme financiare dhe ka shumë mundësi që këto probleme të mos tejkalohen as në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Vëllaznimit zyrtarisht ka njoftuar se ndërprerja e bashkëpunimit ka ardhur për arsye personale të Gojanit, gjë që ky i fundit nuk e ka mohuar, por nuk duket të jetë edhe e arsye e vetme.

Në rrjetin e tij social “Facebook”, ish-trajneri ka shkruar se skuadra ka probleme financiare.

“Kemi kaluar një edicion të garave me shumë probleme, ku dominonte ai financiar. Shumë herë jam përballur me pakënaqësitë e lojtarëve për vonesë apo mos përmbushje të obligimeve financiare, që madje kanë rrezikuar të vijë deri te bojkoti. Nuk po vërej se ka angazhime për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe për mua është e papranueshme. Prandaj, kam vendosur të ndërpres bashkëpunimin me Vëllanimin”, shkruan Arsim Gojani. /radiogjakova/