Gol në minutën e 93-të, Grezda i jep fitoren Osijekut
Pas paraqitjes pozitive me kombëtaren shqiptare, në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, Eros Grezda rikthehet në rolin e protagonistit edhe në kampionatin kroat, me ekipin e tij Osijek.
Sulmuesi gjakovar është aktivizuar në minutën e 62-të, në ndeshjen ndaj Hajduk Split, ku aktivizohet një tjetër futbollist i kombëtares, Hysen Memolla.
Ekipi i memollës kaloi i pari në avantazh, në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Grezda u bë protagonist duke shënuar me golin e fitores, në minutën e 93-të.
Në këtë mënyrë, gjakovari ka fituar edhe derbin personal me shokun e tij te kombëtarja Memolla, i cili debutoi me Shqipërinë, në ndeshjen ndaj Maqedonisë.