.
Published On: Fri, Jul 14th, 2017

Granit Godeni, i pari në 4 gara në not

Share This
Tags

Notari i ri i klubit Vëllaznimi, Granit Godeni ka fituar katër nga pesë medalje e mundshme në kampionatin e Kosovës që është mbajtur në Durrës të Shqipërisë.

Në konkurrencë shumë të madhe në pishinë olimpike, Godeni,  i cili ishte përfaqësuesi i vetëm i klubit gjakovar, ka  fituar  medalje të artë në disiplinat  50 metra  shpinë, 100 metra  krol, 100 metra shpinë dhe  200 metra  stil i përzier.

Ndërsa ka përfunduar në vendin e tretë në disiplinën  50 metra krol, ka  njoftuar  klubi i notit Vëllaznimi./radiogjakova/