.
Published On: Sun, Jun 18th, 2017

Grezda shënon golin e parë për Osijekun

Share This
Tags

Eros Grezda ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së re, Osijek. Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 66 të takimit miqësor të zhvilluar në Slloveni ndaj kampionëve të Kosovës, Trepçës ’89.

Osijeku e fitoi këtë miqësore me rezultatin 1-0, por paraqitja e skuadrës kosovare nuk ishte aspak e keqe. Trepça ’89 ndodhet në Slloveni ku po zhvillon fazën përgatitore në kuadër të pjesëmarrjes në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Mesfushori i kombëtares shqiptare Eros Grezda, pas paraqitjeve të mira në Kroaci, u transferua në përfundim të këtij sezoni nga Lokomotiva e Zagrebit tek Osijeku.

Ky hap në karrierën e tij do ta ndihmojë të rritet edhe më shumë si futbollist teksa do të ketë mundësinë të paraqitet edhe në Ligën e Europës ku Osijek e fillon aventurën në turin e parë kualifikues./ps/