.
Published On: Wed, Oct 30th, 2013

Haradinaj: Gjakova me AAK-në do të ketë zhvillim të shpejtë

Share This
Tags

lekaj-skivjanGjakovë- Kandidati i AAK-së për Gjakovën Pal Lekaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, është takuar me banorë të regjionit të Rekës së Keqe të Gjakovës.

Në takimin që u mbajt në fshatin Shishman, Haradinaj ka thënë se qysh në pranverë, kur ai të jetë kryeministër i vendit dhe bashkë me Pal Lekajn kryetar të komunës, do të ja kthejnë Gjakovës të gjitha ato që i janë mohuar deri me tani, vetëm për përfitime të partive tjera.

Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm do të ndërtojnë auto-rrugë që lidh Gjakovën me Prizrenin, Gjakovën me Pejën dhe Gjakovën me Klinën, do të rregullojnë shtrate e lumenjëve dhe me programin e AAK-së, do t’i ndihmojnë Gjakovës në zhivllimin ekonomik lokal.

Zyrtarët e AAK-së janë takuar edhe me banorë të lagjes Dardania, para të cilëve gjithashtu dhanë premtime të fuqishme se me AAK-në, Gjakova do të ketë zhvillim të shpejtë dhe qytetarët e Gjakovës do të kenë një jetë shumë më të mirë./radiogjakova/