.
Published On: Sun, Jun 18th, 2017

Hasi e fillon me dorë të rëndë te Olimpiakosi

Share This
Tags

Jo vetëm premtime të rëndësishme, si kampionati, kupa në Greqi dhe një aventurë të rëndësishme dhe e gjatë në Champions, por edhe merkato cilësore dhe spastrime masive.

Duke nisur nga këto të fundit, Besnik Hasi e nis me jo pak bujë aventurën e tij tek Olimpiakosi. Trajneri shqiptar ka vendosur që të bëjë disa largime, të cilat do t’u hapin vend lojtarëve që pritet të afrohen këtë verë dhe emri i madh është ai i Esteban Kambiasos.

Mesfushori veteran, një nga liderët e Interit të tripletës në vitin 2010, duket se nuk është aspak në planet e ish-trajnerit të Anderlehtit, i cili i ka nënvizuar argjentinasit që nuk bën më pjesë në planet e tij.

Karriera e amerikanojugorit është drejt fundit dhe natyrisht që 36 vitet mbi shpatulla i rëndojnë jo pak. Ndoshta, Olimpiakosi mund të jetë gati që t’i ofrojë një post drejtuesi në klub, duke parë eksperiencën e tij të madhe europiane, por fakt është që Benik Hasi nuk e do më në grupin e tij për sezonin e ardhshëm. Tani i mbetet vetë lojtarit që të vendosë.

Ndoshta mund të rikthehet në Argjentinë për të luajtur një sezon të fundit te River Plejti dhe për të varur këpucët në gozhdë, ose ndoshta mund të mendojë të tërhiqet dhe të nisë të punojë si trajner, pasi ndërkohë, nga Italia bëjnë të ditur se Esteban Kambiaso ka nisur kursin në Koverçiano.

Në planet e trajnerit 45-vjeçar nuk është më as Felipe Pardo, sulmuesi kolumbian, i cili shquhet për një karakter jo shumë fleksibël./ps/