Hasi e nis mbarë tek Olimpiakos, fiton ndeshjen e parë
Besnik Hasi arriti fitoren e parë si trajner i Olimpiakosit. Skuadra greke zhvilloi miqësoren e parë nën drejtimin e trajnerit gjakovar dhe fitoi 2-0 ndaj ekipit austriak Vatens.
Me një rreshtim 4-2-3-1, Hasi arriti të dominojë kundërshtarin, ndërsa mund të kishin fituar me rezultat edhe më të lartë.
Sidoqoftë, ky ishte një test i mirë për trajnerin që provoi 22 lojtarë. Pas disa ditësh, Olimpiakos do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore po në Austri./radiogjakova/