.
Published On: Fri, Jul 21st, 2017

Hendboll, Kosova U17 fillon përgatitjet në Gjakovë

Share This
Tags

Tani e disa ditë përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave në Gjakovë ka filluar përgatitjet për Europianin 2017 në kuadër të Divizionit B që do të mbahet në Shkup nga data 30 korrik deri më 7 gusht 2017.

Përfaqësuesja e Kosovës do te përballet me kombëtaren e Islandës, Sllovenisë, Bullgarisë dhe Izraelit dhe do te jetë kjo sfida e parë e kësaj gjenerate mjaft premtuese.

Kryetrajneri Faruk Shala i ndihmuar nga trajnerja Shqipe Tahiri dhe trajneri i portierëve Nexhdet Dobroshi po punojnë dy herë në ditë ne pallatin e sporteve ‘Shani Nushi’ në Gjakovë duke u munduar t’i përgatisin sa ma mirë për ndeshjet e Europianit.

Stërvitjet do të zgjasin deri me datën 29 korrik, kur edhe udhëtohet për në Shkup dhe deri atëherë kryetrajneri Shala do te përcaktohet për 16-të lojtaret më të përgatitura te cilat do të jenë pjesëmarrëse të EURO 2017./radiogjakova/