.
Published On: Tue, Mar 27th, 2018

Hendboll, të mërkuren ekipet gjakovare luajnë çerekfinalet

Share This
Tags

Prej të martës e deri të enjten luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.

Do të ketë shumë ndeshje interesante dhe pritet të ketë rivalitet dhe hendboll cilësor.

Në konkurrencën e meshkujve, ekipi i Vëllaznimit luan të mërkurën  kundër Trepçës. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Minatori” të Mitrovicës me fillim prej orës 18:00.

Në konkurrencën e femrave, shorti ka dashur që të përballen të dy ekipet gjakovare kundër njëra-tjetrës.

Kështu, të mërkurën prej orës 15:30 në palestrën e sporteve “Shani Nushi” Shqiponja, që është në rolin e nikoqires, pret Vëllaznimin.

Në çerekfinale luhet vetëm një ndeshje, kështu që në takimet e e së mërkurës fituesit kalojnë në gjysmëfinale./radiogjakova/