.
Published On: Fri, Feb 23rd, 2018

Hendboll, Vëllaznimi e nis me fitore

Share This
Tags

Hendbollistët e Vëllaznimit sezonin pranveror të Superligës së hendbollit të Kosovës e hapën me fitore.

Të enjten mbrëma si mysafir të ekipit Samadrexha shënuan fitore me rezultat 24:31.

Takimin e radhës Vëllaznimi e zhvillon ditën e diele në Gjakovë ku përball do të ketë ekipin e Zhegrës.

Nga 15 ndeshje skuadra kuq e zi ka mbledhur 10 pikë dhe është pozicionuar në vendin e tetë në tabelën klasifikuese.

Në konkurrencën e femrave, Shqiponja të shtunën udhëton në Vushtrri  për t’u takuar me vashat hendbolliste të këtij qyteti, kurse Vëllaznimi në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” luan të dielën me Prishtinën./radiogjakova/