.
Published On: Sun, Nov 17th, 2013

Hendboll, Vëllaznimi fiton kundër Samadrexhes

Share This
Tags

kh-vellaznimi-Gjakovë- Në pallatin e sporteve “Shani Nushi”, të shtunën në mbrëmje u zhvillua ndeshja kampionale e Superliges së hendbollit të Kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Samadrexhes që përfundoj me rezultat 25: 21.

Pjesëloja e parë kaloi në shenjë të epërsisë së skuadrës mysafire ndërsa në të dytën “kuqezinjtë” ishin më të mobilizuar dhe arritën që epërsinë e mysafirëve nga pjesa e parë 8:12, ta kthejnë në favor të vetin.

Për këtë pati merita aloja Rinor Muhaxhiri i cili shënoi në momentet vendimtare. Pati shumë gabime në dhënien e topit dhe shumë raste të huqura nga ana e vendasve e në anën tjetër portieri mysafir ishte figura kryesore e takimit me mbrojtjet spektakolare.

Kjo është fitorja e dytë në javën e tetë të garave. Vëllaznimi deri me tash ka arritur fitore edhe me Drenicen dhe një barazim me Dritën dhe ka gjithsej 5 pikë.

Edhe në konkurrencën e kadetëve, Vëllaznimi shënoi fitore të thellë me Samadrexhën 24:14. Kur jemi tek hendbolli të themi se në konkurrencën e femrave Shqiponja barazoi në teren të vetin me Dritën e Gjilanit 33:33 (17:18)./radiogjakova/