.
Published On: Thu, Oct 3rd, 2013

Heqja e posterave, AKR akuzon AAK-në, AAK personat e pandërgjegjshëm

Share This
Tags

akr-posteraGjakovë- Aleanca Kosova e Re, dega në Gjakovë ka reaguar pasi sipas tyre vetëm një orë pas fillimit të fushatës elektorale janë hequr posterët e kësaj partie dhe të kandidaten për kryetare Mimoza Kusari – Lila.

Në reagimin e AKR-së thuhet se ky subjekt “me shqetësim të thellë ka ndjekur veprimet jo demokratike dhe të ulëta të militantëve të AAK-së dhe PDK-së, të cilët vetëm një orë pas fillimit zyrtarë të fushatës elektorale, kanë ndërmarrë një aksion për dëmtimin e njoftimeve të AKR-së për tubimin e sotëm.

Aktet e tilla janë në kundërshtim me ligjin mbi zgjedhjet si dhe me rregullat e KQZ-së, andaj AKR-ja mbetet e përkushtuar të respektojë vlerat demokratike të cilat i kontribuojnë mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, vazhdon reagimi.

AKR Dega në Gjakovë ka njoftuar se edhe zyrtarisht do ti procedojë ankesat në KKZ, duke besuar se veprimet denigruese të militantëve të këtyre dy partive do të sanksionohen me ligj.

AAK: Ne nuk i hoqëm posterat

I menjëhershëm ka qenë reagimi i AAK-së të cilët përmes zyrës për informim janë distancuar nga këto sjellje që sipas kësaj partie duan t’i japin një frymë tjetër fushatës zgjedhore.

“Personat e autorizuar të cilët kanë qenë të angazhuar për vendosjen e posterëve të AAK-së në Gjakovë nuk kanë bërë një gabim të tillë siç akuzon zyra e AKR-së në Gjakovë. Përgjegjësit për këtë akt janë persona të pandërgjegjshëm të cilët duan ti japin një frymë tjetër fushatës zgjedhore”, përfundon reagimi i AAK-së./radiogjakova/