.
Published On: Thu, Dec 25th, 2014

Hodzic: Situata ime qartësohet pas Vitit të Ri

Share This
Tags

dino-hozdicIshte përforcimi i parë i huaj i ekipit të ri të Jeton Nixhës, ndërsa Vëllaznimi ishte kthyer në Superligë, pas një stinori në Ligë të Parë. Boshnjaku 24 vjeçar shumë shpejt arriti të hyjë në zemrat e tifozëve gjakovarë dhe me numrin e lartë të pikëve për ndeshje, ai u bë lider i skuadrës shumë shpejt.

Në ndërkohë derisa po i kalon pushimet dimërore në vendlindje, Dino Hodzic,  pranoi të intervistohet nga portali “Borozani” për të vlerësuar stinorin në Kosovë. “Mendoj se kemi bërë punë të mirë. Po të kishim pak më shumë fat, do të ishte edhe më mirë dhe përfundimisht mendoj se klubi mund të arrij synimin, që të plasohet në Play-Off,” ka vlerësuar ai gjysmëstinorin që shkoi.

Ishe ndër më të mirët në Gjakovë këtë vjeshtë. A do të kthehesh te Vëllaznimi?!
D. Hodzic: Unë mundohem të bëhem më i mirë dhe jap nga vetja gjithçka në çdo ndeshje. Për pjesën tjetër të stinorit më duhet të flas me kryesinë e klubit, të shohim situatën dhe gjithçka do të qartësohet pas Vitit të Ri.

Pasi që e kalove një gjysmëstinor në Kosovë, si po i vlerëson kundërshtarët tjerë të Superligës?
D. Hodzic: Liga e Kosovës është e fortë, të cilës i japin kontribut të huajtë që luajnë këtu. Kam luajtur kundër shumë kundërshtarëve, por Prishtina dhe Peja janë dukshëm më të mira se tjerat.

Vëllaznimi dhe Gjakova…
D. Hodzic: Nga Gjakova kam vetëm kujtime të bukura. Me të vërtetë jam kënaqur aty, derisa kam njohur njerëz shumë të mirë dhe bashkëlojtarë të mirë. Të gjithë më kanë pranuar shpejt dhe këndshëm.

Dinoja ka hyrë në lojtarët më të mirë të gjysmëstinorit në Kosovë. Ai ka qenë koshashënuesi i pestë i Superligës me mesatare prej 18.8 pikëve për ndeshje. Pastaj ai ka regjistruar 7.9 kërcime, 4.4 asistime dhe 1.4 topa të vjedhur për ndeshje – te të gjitha këto duke u futur në TOP 10 individët më të mirë të vjeshtës në Superligë.

Vëllaznimi përfundoi stinorin në vend të gjashtë të Superligës, me bilanc prej 5 fitoreve dhe 9 humbjeve, derisa ekipi gjakovar u bë ekipi i parë që mposhti një ekip të katërshes së madhe këtë stinor, Trepçën, si dhe ekipi i parë pas Sigal Prishtinës dhe Pejës që arriti t’i shënoi mbi 100 pikë një kundërshtari./borozani/