.
Published On: Sat, Jan 6th, 2018

Ikën edhe kapiteni Morina, Vëllaznimi në ditë të vështira

Share This
Tags

Klubi i futbollit Vëllaznimi aktualisht po kalon ditë të vështira. Problemet financiare po e rëndojnë situatën dhe shtojnë hamendjen tek futbollistët për të ndërruar mjedis.

Të premten kapiteni i Vëllaznimit, Albutrint Morina, ka nënshkruar për Feronikelin e Drenasit.

“Kam marrë një vendim të vështirë pasi jam rritur me Vëllaznimin dhe tifozerinë gjakovare, por problemet financiare për një kohë të gjatë në klub më kanë shtyer të bëhem pjesë e skuadrës Feronikeli” ka thënë Morina.

Ndryshe, të premten shumica e skuadrave të Superligës së futbollit të Kosovës kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa Vëllaznimi është aktualisht pa kryetrajner.

Shpresat në këndelljen e skuadrës “kuq e zi” janë tek finalizimi i projektit të Komunës për shndërrimin e klubit në shoqëri aksionare.

Presidenti i klubit Shkëlzen Gashi dhe Agim Cana janë dy prej aksionarëve të interesuar për ta mbajtur Vëllaznimin, por tek në javën tjetër priten që gjërat të sqarohen mes aksionarëve dhe Kuvendit Komunal.