.
Published On: Sat, Jun 17th, 2017

Ismet Munishi, trajner i ri i Vëllaznimit

Share This
Tags

Vëllaznimi tashmë ka kryetrajnerin e ri . Ai është Ismet Munishi, ish-futbolist i Vëllaznimit dhe shumë skuadrave, njëkohësisht edhe trajner i Dritës, Hajvalisë dhe Llamkos, Kosovës së Vushtrisë.

Munishi merr timonin e Vëllaznimit në edicionin e ri të Superligës së futbolit të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë trajneri, i cili është shprehur tejet i lumtur që do të drejtojë skuadrën ku ka luajtur për disa vite.

“Po, kemi arritur marrëveshje njëvjeçare me presidentin Shkëlzen Gashi. E njoh shumë mirë Vëllaznimin. Trajneri ka bërë një punë të mirë gjatë sezonit të kaluar dhe me shumë meritë janë promovuar në Superligë”, tha ai.

Munishi më tej bëri të ditur se Vëllaznimi do të kërkojë të përforcohet gjatë verës dhe të rrisë konkurrencën në skuadër. Sipas tij , Vëllaznimi meriton që të luftojë për trofe.

“Gjithmonë kam pas dëshirë me qenë trajner i kësaj skuadre sepse e njoh shumë mirë opinionin gjakovar dhe e di mentalitetin e tyre. Natyrisht se jam i lumtur që do ta drejtojë këtë skuadër”, theksoi mes tjerash Ismet Munishi.