.
Published On: Mon, Jul 17th, 2017

Joni Vula, një yll në ngritje

Share This
Tags

Edhe një futbollist i ri gjakovar ka filluar rrugëtimin drejt një karriere të suksesshme në Zvicër.

Bëhet fjalë për talentin e dëshmuar Joni Vula, i lindur në vitin 2002, i cili me sukses po prezantohet në kombëtaren helvetike duke filluar nga ajo U-10 ndërkohë që tashmë është pjesë e formacion standard të Kombëtares zvicerane U-16.

Talentin e tij ai e ka dëshmuar edhe në dy ndeshjet e fundit kundër Ishujve Faroe si dhe Sllovakisë, në të cilat Joni Vula luajti 90 minuta.

Me paraqitjen e tij në pozitën e mesfushorit, Vula ka zgjuar interesimin e ekipeve të ndryshme nga Zvicra si dhe Gjermania, ndërkohë që së fundmi ka pranuar ofertën e klubit Llozana Sport, me të cilin klub ka nënshkruar kontratën 3-vjeçare./radiogjakova/