Kampionati grek, Hasi e nis me fitore
Olimpiakosi i Besnik Hasit e ka filluar me një fitore bindëse sezonin e ri në kampionatin grek të futbollit.
Në takimin e luajtur në shtëpi përballë AEL Larisës, kampionët e Greqisë kanë triumfuar me rezultatin 4-1 duke marrë menjëherë kryesimin e renditjes.
Pavarësisht fitores së lartë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Hasi ka thënë se lojtarët e tij duhet të përmirësohen.