Kampionati i bodybuildingut, bilderët gjakovarë prezantohen suksesshëm
Bilderë të klubeve të Gjakovës kanë fituar në disa kategori në kampionatin mbarëkombëtar që është mbajtur gjatë fundjavës në Gjilan.
Kështu Rilind Lama është shpallur kampion në kategorinë “Apsolut Men ‘s Physique” në konkurencën e juniorëve.
Lama që ka përfaqësuar klubin “Gym One”, po ashtu ka triumfuar edhe në kategoritë “Men ‘s Physique Junior (20 deri në 23 vjeç)”, si dhe në kategorinë deri në 178 centimetra.
Kampion absolut është shpallur edhe garuesi tjetër i këtij klubi, Barlet Muhaxhiri i cili ka garuar në kategorinë “Men’s Classic plus 1.80 centimetra”.
Gjakovarët janë treguar të sukseshëm edhe në konkurencën e femrave. Gentiana Beqa ka qenë e pakonkurencë në kategorinë “Women Wellness”.
Ndërsa kampione është shpallur edhe Fitore Hana e klubit “Gym life” që ka garuar në kategorinë “Women Physique”./radiogjakova/