.
Published On: Mon, Oct 9th, 2017

Kampionati i ri, Liburni e nis me fitore

Share This
Tags

bLiburni e hapi kampionatin e ri të Superliges së Kosovës në futsal me fitore. Ata mposhtën Mitrovicën me rezultat të thellë 10 me 5.

Golashënues të Liburnit ishin Dobroshi me 3 gola dhe nga dy i realizuan Alaj, Qerimi, Selmanaj dhe Prenrecaj. Kjo ishte një ndeshje e mirëseardhur para garave ndërkombëtare.

Të martën Liburni udhëton për në Zagreb për të zhvilluar ndeshjet në “Main Round” të UEFA Futsal Cup, ku përballet me kampionët e Francës, Armenisë dhe Kroacisë nikoqire.

Nëse arrinë të kualifikohet në këtë grup, atëherë Liburni do të radhitet mes 16 skuadrave më të mira europiane të furtsallit./radiogjakova/