.
Published On: Mon, Jul 17th, 2017

Kampionati në automobilizëm, garuesit gjakovarë të suksesshëm

Share This
Tags

Garues të dy autoklubeve të Gjakovës kanë fituar disa vende nderi në kategori të ndryshme në garën e tretë të disiplinës malore, të kampionatit të sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, e cila u zhvillua në shtegun e Pouskos, në afërsi të Prizrenit.

Kështu në klasën e 6, në kategorinë deri në 2 mijë kubik, fitues ka dalë përfaqësuesi i ekipit “Gjakova 137”, Bekim Kadria.

Në këtë kategori, i dytë është pozicionuar Besfort Hana i klubit tjetër të Gjakovës “HCR Gjakova”.

Fitues në këtë garë ka dalë edhe Besart Pruthi i “Gjakova 137”. Ai ka mundur rivalët e tij në klasën e 8 në kategorinë deri në 3 mijë kubik.

Në këtë garë vendin e tretë e ka zënë Vilson Ndrecaj i ekipit “Gjakova 137”.

Në vendin e tretë në këtë garë është plasuar edhe Ersen Kurti i ekipit “Gjakova 137”, në klasën e 5 në kategorinë deri në 2 mijë kubik.

Ndryshe, fitues i përgjithshëm i kësaj gare të organizuar nga Federata e automobilizmit të Kosovës ka dalë Naim Dashaj i ekipit “Eurogoma”./radiogjakova/