Kastriot Jupa, mbret i vijës së 6-metërshit
Hendbollisti gjakovar që luan edhe me përfaqësuesen e Kosovës, Kastriot Jupa, ka hyrë në formacionin më të mirë të Kampionatit të dytë të Shteteve në Zhvillim.
Në një konkurrencë të fortë, Jupa u shpall lojtari më i mirë në vijën e 6-metërshit apo ndryshe që njihet si pozita e pivotmenit duke fituar ovacione dhe duartokritje të mëdha nga shikuesit në palestrën sportive “Vasil Levski” në Veliko Tërnovo të Bullgarisë.
Kastriot Jupa në mbrojtje ishte i pakalueshëm, në sulm i pandalshëm dhe së bashku me binomin e tij, të riun Luigj Quni, bënin që mu ky repart të jetë arma kryesore e trajnerit Taip Ramadani.
Kujtojmë se edhe para dyvitesh, në Kampionatin e parë të Shteteve në Zhvillim që u mbajt në Kosovë, Jupa ishte në formacionin e lojtarëve më të mirë që dëshmon edhe njëherë për cilësitë e këtij hendbollisti gjakovar./radiogjakova/