Këcimet nga Ura e Fshejt, shpërblimet i dhurohen familjes së Sali Gerqinës
Tre më të mirët e garës së këtij viti të kërcimeve nga Ura e Fshejt, Florid Gashi, Shkëlzen Goçi dhe Ludovik Prenqi, ashtu siç kishin premtuar para garës, ia dhuruan vlerën monetare që vjen bashkë me çmimet familjes së të ndjerit Sali Gërqina.
Të tre garuesit dorëzuan çekun dhe të hollat në vlerë prej 2 mijë euro bashkëshortes së të ndjerit Gërqina.
Kjo e fundit dhe familjarët e tjerë të kampionit Sali Gërqina, shprehën mirënjohje ndaj kësaj iniciative.
Sali Gërqina në qershor të këtij viti, humbi jetën tragjikisht pak javë para organizimit të garës së Kërcimeve nga Ura e Fshejtë./radiogjakova/