Kërcimet nga Ura e Fshejtë mbahen më 23 korrik
Garat tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshejtë këtë vit do të mbahen të dielën e 23 korrikut.
Kështu njoftoi Drejtoria për Sport e Komunës së Gjakovës që garën e këtij viti e ka quajtur edicion special kushtuar tri legjendave tashmë të ndjerë të këtij sporti, Ali Podrimja, Besim Mulliqi dhe Sali (Riza) Gërqina.
Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit gara do të fillojë prej orës 16:00.
Po ashtu, është njoftuar se një tjetër veteran i kërcimeve, Kujtim Gorani, do t’i japë lamtumirën këtij sporti duke kërcyer për herë të fundit nga Ura e Fshejtë.
Gjithashtu, Drejtoria e Kulturës njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Postën e Kosovës do të promovohet pulla postare dedikuar kërcimeve nga Ura e Fshejtë./radiogjakova/