.
Published On: Sat, Jul 2nd, 2016

KF Gjakova per te dhjeten here në turneun tradicional ”Dana Cup”

Share This
Tags

Shkolla e futbollit e KF Gjakova edhe këtë vit do të marrë pjesë në turneun tradicional ”Dana Cup” -2016, që mbahet në Danimarkë dhe fillon me 25 korrik.

Sipas përfaqësuesve të kësaj shkolle, KF Gjakova do të paraqitet me katër grupmosha U-12, U-13 , U-14 dhe U-17.

Turneu Dana Cup këtë vit ka edicionin e 33-të, ndërsa kjo është hera e dhjetë që ekipi i Gjakovës merr pjesë në këtë aktivitet ku mblidhen rreth 1mijë e 100 ekipe nga mbarë bota. Si çdo vit, turneun do ta hap legjenda e futbollit botëror Pele.