.
Published On: Fri, Jan 5th, 2018

KF Gjakova pret riaktivizimin e skuadrës së seniorëve

Share This
Tags

Një nga skuadrat e futbollit të Gjakovës që ka lënë gjurmë në futbollin kosovar është edhe KF Gjakova e cila aktualisht po vazhdon vetëm me garat e grupmoshave të reja.

Pjesëmarrja në garat vendore dhe turnetë ndërkombëtare të futbollistëve të rinj, duke triumfuar me suksese, flet për punën e palodhshme që bëhet në këtë vatër sporti.

Por, skuadra e seniorëve për arsye financiare ka shumë vite që nuk zhvillon gara.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në manifestimin e “Sportistit të vitit” ka premtuar se skuadra e seniorëve të KF Gjakova do të riaktivizohet ndoshta edhe këtë vit.

“Do ta mbështesim funksionalizimin e skuadrës së seniorëve sepse nuk bënë që një traditë e madhe e futbollit të mos vazhdojë, kur dihet se kjo skuadër ka qenë gjithmonë fidanishte e madhe e talentëve dhe një bazë e fortë edhe për KF Vëllaznimin”, ka thënë Gjini.

Kjo ka gëzuar pa masë drejtuesit e Shkollës së futbollit “Gjakova” si dhe adhuruesit e futbolit në Gjakovë./radiogjakova/