.
Published On: Sat, Jan 24th, 2015

KF Vëllaznimi, në fund të janarit do paguhen futbollistët

Share This
Tags

nela-vellaznimiKlubi i Futbollit Vëllaznimi ndodhet në një krizë të rëndë financiare dhe kjo tashmë nuk përbën ndonjë lajm. Por, lajmi i mirë në këtë drejtim është se ditëve të fundit janë ngjallur shpresat për përmasim, ndonëse të përkohshëm të kësaj gjendje.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i klubit Mentor Nela, i cili ka thënë se ka marrë premtime nga ana e komunës së në fund të këtij muaji do të japin një shumë të caktuar për klubin, mjete me të cilat do të paguhet borxhi që klubi ka ndaj futbollistëve.

Ai ka thënë se megjithatë, përkundër kësaj ndihme i mbetet kryesisë që të angazhohet më shumë për ta siguruar pjesën tjetër të mjeteve, me të cilat do ta përmbyllë sezonin. Por, sipas Nelës, sigurimi i mjeteve është kthyer në një mision të vështirë, për faktin se ka shumë pak njerëz të interesuar ta ndihmojnë klubin.

E lajmin për ndarjen e mjeteve e ka konfirmuar edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se në fund të janarit eventualisht në fillim të shkurtit komuna do t’i ndajë subvencionet për të gjitha klubet sortive, e në mesin e tyre edhe për klubin e futbollit Vëllaznimi.

Megjithatë, Kusari – Lila ka shtuar se kryesia duhet të jetë më atraktive në gjetjen e fondeve tjera për klubin pasi vetëm pjesa e siguruar nga komuna është e pa mjaftueshme. Kusari – Lila gjithashtu ka apeluar edhe tek qytetarët dhe simpatizuesit që ta ndihmojnë klubin, të paktën duke e blerë biletën gjatë ndeshjeve si vendas./radiogjakova/