.
Published On: Fri, Aug 22nd, 2014

KH Vëllaznimi, s’ka stërvitje pa paguar borxhet

Share This
Tags

kh-vellaznimi-Edhe pse këto ditë  ishte caktuar data e fillimit të përgatitjeve për hendbollistët e Vëllaznimit për kampionatin e ri të elitës së hendbollit kosovar, kjo ende nuk ka ndodhur.

Jo zyrtarisht mësohet se hendbollistët “kuqezinjë” nuk dëshirojnë të dalin në stërvitje për shkak të obligimeve financiare që sipas tyre u ka mbetur borxh klubi nga kampionati i kaluar.

Në anën tjetër drejtues të klubit ankohen në krizën e thellë financiare që e ka kapluar këto kampionatet e fundit.

Sido që të jetë, është mirë që këto mosmarrëveshje të zgjidhen sa më parë dhe të nisin përgatitjet sepse fillimi i kampionati është në shtator dhe nuk ka kohë për pritje./radiogjakova/